Brozi: Sulm ushtarak kundër Gjykatës së Kasacionit
Dje paradite incidenti më i rëndë në sulmin e pushtetit politik kundër pavarësisë së Gjykatave
"Kur kryetari i Gjykatës së Kasacionit keqtrajtohet nga policia, kur dinjiteti i një gjyqtari përfundon deri në duart e një polici që e godet kur punonjës të saj merren forcërisht në polici, a mendoni ju se liria e qytetarit shqiptar është e garantuar? Unë nuk do të doja të isha në vendin e Berishës në Uashington përballë Presidentit Klinton. Gjykojeni vetë për pozitën e Berishës kur të flasë për të drejtat e njeriut në Shqipëri, kur të flasë për pavarësinë e gjykatave. Jam i bindur se Presidenti Klinton nuk do të mashtrohet."
Faqe 2-3
Turp!
Gjithçka çfarë ndodhi dje në mëngjes në portën e Gjykatës së Kasacionit nuk mund të shpjegohet dot me logjikën e demokracisë. Rrethimi me policë i një institucioni qendror të drejtësisë shqiptare dhe sjellja brutale ndaj përfaqësuesve të saj është sa një turp për demokracinë, aq edhe një shprehje e rreziqeve serioze që e kërcënojnë atë.
Komunikata e Ministrisë së Brendshme jo vetëm që nuk shpjegon asgjë, por ajo me alogjizmin e saj të ngjall frikë. Të ngjall frikë për faktin se, disa segmente të pushtetit në Shqipërinë e sotme janë kaq servilë ndaj urdhrave që jepen nga lart, sa që asnjë mbështetje ligjore nuk kërkojnë për veprimet e tyre arbitrare. Dhunimi i vlerave të demokracisë është pragu i instalimit të totalitarizmit.
Skenari që u luajt dje në Gjykatën e Kasacionit, pra tensionimi i mëtejshëm i jetës politike, edhe kështu siç është tepër i acaruar, i shërben disa planeve të afërta e të largëta të krerëve të pushtetit politik në vend. Ata duan të krijojnë përshtypjen, siç edhe kanë shpallur, se me një kryetar Gjykate Kasacioni, i cili paska qenë zbatues i gjenocidit dhe me disa punonjës të kësaj gjykate që paskan infiltruar aty nga ish-Sigurimi i Shtetit, demokracia qenka në rrezik. Është zbatimi i fabulës së njohur "Hajduti thërret: kapeni hajdutin".
E vërteta është krejt tjetër. Të gjitha faktet të bindin se Gjykata e Kasacionit, ky tempull i lartë i drejtësisë shqiptare, ka marrë me gjithë seriozitetin çuarjen deri në fund të njësisë [?] përpjekje që ka bllokuar demokracinë në Shqipëri: lirimin e Fatos Nanos. Kjo i tmerron pushtetarët, të cilëve Dosjen kundër Nanos ua ka ngelur në duar dhe ua djeg ato. Nano, lideri i socialisteve shqiptarë, jo vetëm doli i papërlyer nga gjithë çorba që u gatua në kuzhinat e PD-së, por me qëndrimin e tij të vendosur dhe vizionin e një demokrati europian ka bërë pluhur e hi të gjithë skenarët që janë luajtur e po luhen në prapaskenat e politikës shqiptare për ta paraqitur opozitën socialiste si rrezikun më të madh të demokracisë që po ndërtojmë.
Edhe momenti kur u kurdis ky puç policor ndaj Gjykatës së Kasacionit dhe anëtarëve të saj tregon se autorët janë tepër të preokupuar ta kërkojnë qoftë edhe këtë pavarësi që Gjykata e lartë, duke u paraqitur gjendjen në vend e dhe demokracinë e brishtë që duam të ndërtojmë sikur është në duart të sigurta. Vizioni i sigurie që kërkohet të krijohet veçanërisht në organizmat dhe kancelaritë ndërkombëtare, zbulon edhe më tepër panikun që i ka mbërthyer të pushtetarët.
A duhet të jetë ky sfondi i vizitës së shumëpritur që do të bëjë së shpejti në Uashington Presidenti i Republikës? Kurrsesi jo. Përpara se Berisha të marrë një leksion për demokracinë në vendin më të zhvilluar demokratik të botës, ai duhet kujdesëj për sigurimin e këtyre lirive dhe të drejtave, për ato vlera që sot bota ka bërë mënyrë jetese, për të treguar se di t'i vlerësojë. Këtë nuk ka arritur ta realizojë as për vete si person, as për partinë e tij. Ngjarja e djeshme është më shumë se një turp.
Çeshtja Nano na kujton proceset politike te kohes komuniste
Deklaratë për shtyp e sekretarit ndërkombëtar të Partisë Socialdemokrate të Austrisë dr. Karl Schraneck
Lufta e qeverisë shqiptare kundër korrupsionit nuk mund të keqpërdoret për të luftuar opozitën politike. Zhvillimet e fundit politike në Shqipëri veçanërisht në çështjen e ish-kryeministrit dhe kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Fatos Nano, japin perspektiva të këqija për mënyrën e konceptimit të demokracisë në qarqet drejtuese të politikës në Shqipëri. Nëpërmjet ndryshimeve të fundit të bëra në legjislacion synohet për të bërë të pamundur lirimin e tij gjatë rishikimit të kësaj çështjeje nga Gjykata e Kasacionit. Kjo nuk është në përputhje me parimet e një shteti demokratik. Këto zhvillime në çështjen Nano na kujtojnë proceset politike të mëparshme të kohës komuniste. Rreziqe të këtij zhvillimeve Shqipëria ka patur edhe më parë. Mënyra se si qeveria reagon ndaj çështjes Nano, na bën të kuptojmë një kthim mbrapa dhe kjo është një shenjë e keqe për të gjitha ato forca politike dhe këshill të Europës që punuan për pranimin e Shqipërisë në Këshillin e Europës.
Schraneck në këtë kontekst shpreson për demarshë të trojkës udhëheqëse të Bashkimit Europian në mënyrë a keqe [?] përfundojë kjo "shaka e keqe".
Zyra e Marrëdhënieve me Jashtë e Partisë Socialdemokrate të Austrisë
Shqiperi - Bullgari 1-1
Barazim me vleren e nje fitoreje
Faqe 12